Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe zgjedhjet e 3 prillit të Serbisë.
Spahiu, në “Info Magazine”, u shpreh se Kosova duhet ta shfrytëzojë situatën në Ukrainë, pasi sipas tij, nëse Perëndimi fiton ndaj Rusisë, nuk do ta shohin më të rrezikshme Serbinë.
“Një vendim i tillë do të ishte politikisht i drejtë. Kosova duhet të avancojë agjendën e saj në kuptim të sovranitetit dhe subjektivitetit ndërkombëtar”, është shprehur Spahiu.
Ai vuri në pah gjithashtu se Kosova duhet të shfrytëzojë momentumin para se të përfundojë lufta, pasi sipas tij, do të jetë një situatë më e pafavorshme më pas.
“Tani është momenti më i përshtatshëm derisa zgjat lufta në Ukrainë, Kosova ka mundësi ta bëjë këtë gjë, në momentin kur kryhet lufta, ka me qenë një situatë krejt tjetër, qoftë nëse fiton Rusia, qoftë nëse fiton Perëndimi, aty do të jetë një situatë më e pafavorshme për Kosovën nëse fiton Rusia, Serbia do të jetë më e fortë, për ne do të jetë më keq”, shtoi ai.
“Teksa nëse fiton Perëndimi në Ukrainë, më Perëndimi nuk do ta shikojë Serbinë si të rrezikshme, Kosova do të duhet e vetme të ballafaqohet me Serbinë, nuk do ta kemi ndihmën e Perëndimit në ballafaqimin me Serbinë, kjo është situatë ideale që Kosova ta avancojë agjendën e saj”.
Analistët: Refuzimi i Kurtit për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, hap i rëndësishëm për vendin


