Lajme

Spahiu: Kryetari i Listës Serbe intelektualisht i fut në xhep të vogël krejt liderët politikë të Kosovës

09/25/2024 12:11
nga:G C

Analisti politik Nexhmedin Spahiu në një prononcim për TV Arbëria i ka quajtur tejet pozitive ndryshimet që kanë ndodhur në partinë Lista Serbe, që nga sulmi i 24 shtatorit i vitit të kaluar, ku nënkryetari i kësaj partie, Millan Radoiçiqi, i kishte prirë grupit terrorist serb.

Sipas tij tashmë kjo parti drejtohet nga dr. Zlatan Elek, me të cili pohon se është rritur së bashku dhe e nga që nga fëmijëria.

Në këtë kontekst analisti Spahiu ka thënë se “Kryetari i ri i Listës Serbe intelektualisht i shtinë në xhep të vogël krejt liderët politikë të Kosovës. Dhe i njëjti nuk është Radoiçiqi, si dhe ka një mendësi tjetër politike”.