Profesori i Shkencave Politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu shpreson që takimi i 18 gushtit mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel, të sjell më në fund një marrëveshje.
Spahiu në një prononcim për GazetaBlic thotë se, presioni i madh që ka Serbia nga amerikanët e vendet perëndimore do të ndikoj në njohjen e Kosovës.
“Do të ishte mirë që të kryhet kjo marrëveshje, Serbia ta njoh Kosovën dhe Kosova të jap diçka në këmbim, por sa më pak që është e mundur. Kjo do të ishte më e mira, nëse do të ndodh. Do të ndodhë apo kjo njohje, nuk e di. Gjasat janë që një gjë e tillë mundet të ndodh shkak kjo, presioni i madh që janë duke bërë amerikanët dhe vendet e perëndimit që kjo punë të kryhet”, tha Spahiu.
Spahiu thotë se ky është shansi i vetëm dhe më i mirë që Kosova ta ‘blej’ njohjen e Serbisë me një pazar shumë të lirë, sepse sipas tij lufta në Ukrainë e ka sjell edhe Serbinë në një situatë shumë të vështirë.
“Serbia ndodhet në një situatë shumë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë dhe Kosova asnjëherë nuk do të ketë rast që me një ‘pazar’ më të lirë me e marrë ose kushtimisht me e ble njohjen e Serbisë”, përfundon Spahiu për GazetaBlic.