Lajme

Spahiu godet VV-në: Për bashkim kombëtar po thoni s’na lejon Amerika, për karriget e juaja çka do Amerika

07/01/2023 12:53
nga:Gazeta Blic

Juristi dhe publicisti shqiptar, Kreshnik Spahiu ka goditur Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se Vetevendosje ka mashtruar shqiptarët duke premtuar bashkim kombëtar.

“Për mashtrimet e juaja thoni: S’na lejon Amerika. Për karriget tuaja thoni: Jemi sovran, ç’ka don Amerika”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pyeta disa aktivistë të Vetëvendosjes: Pse hoqët dorë kur morët pushtetin nga referendumi Kosovë-Shqipëri që e premtuat 20 vjet?
Mu përgjigjën: “Nuk bashkohemi me Edi Ramën, por edhe s’na lejon Amerika.
Ju thash: Ju premtuat bashkim kombëtar apo bashkim qeveritar? Do bashkoni tokat apo kokat?
Ju nuk premtuat Bashkim Albin-Meta, por bashkim Kosovë-Shqipëri.
Për mashtrimet e juaja thoni: S’na lejon Amerika.
Për karriget tuaja thoni: Jemi sovran, ç’ka don Amerika