Lajme

Spahiu godet tavolinën përplaset me Matoshin: Ky shtet është në duar e gojë të këqija!

02/15/2024 17:48
nga:G B

Deklaratat e mbasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, se vendimi i Qeverisë së Kosovës për dinarin ka ndikuar në raportet SHBA-Kosovë, ka nxitur debat mes panelistëve në ‘Raportin Special’ në Kanal10.

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se vendimi për ndalimin e dinarit me i lehtë do të ishtë në vitin 1999 sesa tash.

Me këtë nuk është pajtuar Halil Matoshi, sipas të cilit vendi ka rënë në duar të këqija.

“Vendi ka rënë në duar të këqija dhe në gojë të këqija”, ka thënë Matoshi.