Lajme

Spahiu: Flamuri i Shqipërisë duhet të largohet nga komunat në jug, që të qëndrojë ai i Kosovës në veri

06/03/2023 23:55
nga:Astrit Gashi

Profesori, Nexhemdin Spahiu, ka thënë që të mos largohet flamuri i Kosovës në katër komunat në veri të Kosovës, nëse në zgjedhjet e paralajmëruara nga Qeveria dhe të kërkuara nga BE-ja fiton Lista Serbe, duhet të largohen flamujt tjerë(përshirë atë të Shqipërisë e ShBA-së) që gjenden në komunat në jug të Kosovës si në Prishtinë, Prizren, Pejë e komunat e tjera.

Sipas Spahiu, 26 maji, dita kur është vendos flamuri i Kosovës në komunat në veri të vendit është ditë historike.

“26 maji është një ditë historike për Kosovën. Është ditë më e rëndësishme se sa shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Kështu do të shënohet brezat e ardhëm kur do të studiojnë më mirë ngjarjen, rrethanat, historinë atëherë do ta vlerësojnë këtë datë sis datë si shumë të rëndësishme. Nuk guxon me bë, nëse bën do të shkarkohet, nuk do ta respektojë ligjin. Por, paraprakisht se të ndodhë, duhet të ndodhë një proces tjetër që mos me heq flamurin atje(flamurin e Kosovës), këta kryetarët që janë në jug të Kosovës, i Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit(…) duhet ta respektojnë ligjin dhe duhet t’i heqin të gjithë flamujt të gjithë që nuk e kanë vendin aty përfshi flamurin amerikan e atë Shqipërisë”, ka thënë Spahiu në emisionin “Personale”.