Lajme

Spahiu: Fajtor për situatën e krijuar në Kuvend është Gjykata Kushtetuese e vitit 2014!

07/04/2025 12:05
nga:Y I

Dje ka dështuar edhe tentativa e 41-të për konstituimin e Kuvendit.

Ky dështim i radhës vjen disa ditë pas vendim të Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se Kuvendit duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.

Seanca e radhës pritet të mbahet sërish nesër me fillim nga ora 11:00.

Por as nesër nuk pritet të ketë lëvizje në drejtim të konstituimit të Kuvendit.

Kështu ka thënë për “Gazeta Blic” profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.

“Jo nuk e besoj se nesër do të ketë lëvizje në drejtim të konstituimit të Kuvendit” tha Spahiu.

Spahiu tha se fajtor për këtë situatë të krijuar në Kuvend është Gjykata Kushtetuese e vitit 2014.

“Fajtor është Gjykata Kushtetuese e vitit 2014 e hiç më pak Gjykata aktuale që nuk e ka anuluar vendimin e vitit 2014” tha Spahiu shkurt për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Dështon edhe tentativa e 41 për konstituim