Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar ditën e djeshme se ka dakoordim që të kandidojnë së bashku me Vjosa Osmanin në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai tha se s’ka zëra kundër bashkëpunimit me të brenda LDK-së.
“S’ka zëra kundër, ka qenë atmosferë e jashtëzakonshme, e shkëlqyeshme. Gara është te një listë fituese për zgjedhjet”
“Vjosa Osmani mund të jetë edhe anëtare e LDK-së, edhe ju mund të anëtarësoheni në LDK. Bashkëpunimi ynë është një listë të përbashkët brenda LDK-së” deklaroi Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”.
Në lidhje me bashkëpunimin Osmani-Abdixhiku ka folur për “Gazeta Blic” profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.
Spahiu potencoi se një bashkëpunim i tillë ka qenë i pritshëm dhe i natyrshëm.
“I pritshëm dhe i natyrshëm një bashkëpunim Osmani-Abdixhiku” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”.
Ai tha se e kishte paralajmëruar shumë herët një marrëveshje mes tyre.
“I paralajmëruar nga unë shumë kohë më parë” deklaroi Spahiu raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Abdixhiku flet pas takimit: Ka dakordim që të garojmë bashkarisht me Vjosa Osmanin


