Pas bisedimeve NATO-ShBA, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është deklaruar se mund të negociojnë për gjithçka që lidhet me politikën, sigurinë, investimet e ekonominë, por jo për sovranitetin.
Në deklaratën e saj të publikuar nga BBC, Frederiksen, tha se NATO është në dijeni për qëndrimin e tyre, por megjithatë bëri diçka të qartë.
“Vetëm Danimarka dhe Grenlanda mund të marrin vendime për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Grenlandën.” – ka thënë ajo.
“NATO është plotësisht në dijeni të qëndrimit të Mbretërisë së Danimarkës. Ne mund të negociojmë për gjithçka politike; sigurinë, investimet, ekonominë. Por nuk mund të negociojmë për sovranitetin tonë.”
Kryeministrja daneze ka deklaruar po ashtu se do të vazhdojë të angazhohet në një dialog konstruktiv me aleatët se si mund të forcojmë sigurinë atje, por duke respektuar integritetin territorial.


