Sporti

Southgate:”Ishte një natë zhgënjyese, ne e dimë se mund të luajmë më mirë”

06/18/2021 23:41
nga:E K

Kombëtarja e Anglisë dhe Skocisë i kanë ndarë pikët në ndeshjen e sotme në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Të dyja skuadrat patën raste të shumta për të shënuar por për fat të keq nuk kanë mundur të realizojnë ndonjë gol.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Anglisë, Southgate.

“Ishte një natë zhgënjyese, ne e dimë se mund të luajmë më mirë. Duhet t’i japim Skocisë kredi që ata u mbrojtën mirë dhe luajtën mirë. Ne nuk bëmë sa duhet për të fituar ndeshjen. Ne e dimë se është një zhgënjim për mbështetësit tanë, por ne duhet të marrim vetën dhe të vazhdojmë tutje “, tha Southgate për ITV

/GazetaBlic Sport/