Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate do të vendos së shpejti në lidhje me të ardhmen e tij.
Southgate ka kontratë me ‘Tre Luanët’ deri në vitin 2024, por mund të largohet edhe më herët.
Pas eliminimit të Anglisë nga Botërori e ardhmja e trajnerit është në pikëpyetje.
Sipas raportimit të ‘Sky Sports’ e ardhmja e Southgate do vendoset në janar.
Gjithmonë sipas së përditshmes angleze, drejtuesit e FA do diskutojnë në janar me trajnerin për të vendosur më pas.
Lojtarët e Anglisë të gjitha janë të kënaqur me trajnerin, andaj qëndrimi i tij mund të ndodh.