Sporti

Southgate nuk heq dorë nga Maguire – i sugjeron Ten Hag të startojë më shpesh me të te Manchester United

09/29/2022 18:18
nga:E K

Mediat sociale janë plot me video të gabimeve që kapiteni i Manchester United, Harry Maguire bën gjatë ndeshjeve që i kushtuan kombëtares së Anglisë dhe skuadrës së Manchester United.

Megjithatë, trajneri anglez Gareth Southgate këmbëngul për përfshirjen e tij në ekip, madje i kërkon Erik ten Hag që t’i japë më shumë hapësirë në United, përcjell GazetaBlic Sport.

Maguire luajti vetëm dy ndeshje me kohë të plotë kundër Brighton dhe Brentford. Këto ishin ndeshjet e dy xhiros së parë në Premier League dhe United i humbi me rezultat 1:2 dhe 0:4.

Pas kësaj, Maguire u ul në stol në tre ndeshjet e ardhshme të ligës, dhe kundër Arsenalit ai luajti vetëm 10 minuta.

Megjithatë, Southgate i beson atij, aq sa i sugjeroi trajnerit të United që Maguire t’i jepet më shumë minuta në mënyrë që ai të jetë sa më i përshtatshëm për ndeshjet e Kupës së Botës.

“Unë e di që të gjithë thonë se ai është i rëndësishëm për mua, por ai është i rëndësishëm për të gjithë ne. Jo vetëm mua. Pse po e përfshijmë atë në ekip? Sepse ai është një nga lojtarët më të mirë dhe na jep shanset më të mira për të fituar. Ne duhet të gjithë ta duam Harry Maguire pasi kur ai luan rregullisht ka shumë besim”, tha Southgate.

/GazetaBlic Sport/