Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate thotë se nëse nuk arrin në gjysmëfinale në Euro 2020 do të konsiderohet si një dështim.
Tre Luanët arritën në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018 dhe këtë vit synojnë finalen në Euro2020, duke marrë parasysh që ndeshja finale luhet në Wembley, përcjell GazetaBlic Sport.
I pyetur nëse diçka më pak sesa arritja në gjysmëfinale do të konsiderohej një dështim, Southgate u përgjigj: “Po, do të jetë dështim nëse ndodhë.”
“A jemi gati të fitojmë? Epo, kemi qenë në dy gjysmëfinale kështu që hapi tjetër është të përpiqemi të shkojmë më tej”, shtoi Southgate.
/GazetaBlic Sport