southgate
Sporti

Southgate: Lojtarët kanë qenë fantastik, askush nuk meriton të lihet jashtë

07/04/2021 21:12
nga:E K

Anglia ka shënuar fitore të thellë ndaj Ukrainës për të siguruar biletën në gjysmëfinale të Euro 2020.

Anglia fitoi lehtësisht me rezultat 0-4 ndaj Ukrainës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas paraqitjes fantastike Southgate ka lavdëruar punën e tërë skuadrës së tij.

“Lojtarët kanë qenë fantastikë. Është një ndjenjë e çuditshme pasi po mendoj për ata që nuk kanë luajtur si (Conor Coady, Ben Chilwell, Sam Johnstone ose Aaron Ramsdale). Është shumë e vështirë të lësh disa si këta lojtarë jashtë çdo ndeshje, por ata janë gjithashtu kontribues për suksesin e ekipit. Askush nuk meriton të lihet jashtë, të gjithë kanë qenë brilant“, tha Southgate për BBC.

/GazetaBlic Sport/