Sporti

Southgate kishte lënë Pickfordin të gjuante i gjashti

07/14/2021 14:22
nga:E K

Pickford ishte në nivel të lartë sa i përket finales mes Anglisë dhe Italisë në Evropian. Nëse tre luanët kanë shkuar deri te 11-metërshat, meritë të madhe ka edhe gardiani i tyre. Por edhe sa i përket 11 metërshave Pickford shkëlqeu duke pritur dy penallti, pavarësisht se këto pritje nuk i dhanë trofeun Anglisë me gabimet e Rashford, Sancho dhe Saka.

Një detaj interesant ishte fakti se Pickford përsëriti vitin 2018 në Botëror për të marrë shishen magjike.

Në shishen e ujit të portieri anglez ishin të shënuara edhe penalltitë e lojtarëve italianë se ku do të goditeshin ato me krahun e preferuar sipas studimit. Në fotografinë e publikuar në media gjendeshin lojtarë si Alessandro Florenzi, Giacomo Raspadori, Rafael Toloi, Bryan Cristante, Francesco Acerbi, Alessandro Bastoni dhe Ginaluigi Donnarumma që ishin të shkruara në një faqe, por askush prej tyre nuk ekzekutoi.

Për të vazhduar me detajin tjetër sa i përket zgjedhjeve të ekzekutuesve të penalltisë nga ana e Southgate. Sipas asaj që raportojnë mediat, nëse Saka do të kishte dërguar topin në rrjetë, lojtari tjetër që do të godiste te Anglia ishte portieri Pickford.

Një tjetër bast i rrezikshëm ky nga ana e trajnerit të Anglisë duke vendosur portierin në rendin e 6 dhe për të lënë jashtë emra që kanë treguar efikasitetin e tyre nga 11-metrat. Gardiani e ka goditur një penallti kundër Zvicrës në 2019 dhe shfaqi siguri, por ky tregues nuk mund të ishte i mjaftueshëm në finale të Evropianit.