Anglia ka shënuar fitore të thellë ndaj Ukrainës për të siguruar biletën në gjysmëfinale të Euro 2020.
Anglia fitoi lehtësisht me rezultat 0-4 ndaj Ukrainës, shkruan GazetaBlic Sport.
Southgate është vetëm një hap para finales së madhe dhe ka deklaruar se tanimë gjysmëfinalja nuk është arritje e kënaqshme për nivelin që ka kjo kombëtare.
“Ne tashmë kemi kapërcyer kaq shumë pengesa dhe mendoj se ky grup lojtarësh thjesht e sheh këtë lojë si sfidën e radhës. Ajo që është interesante është se ne nuk jemi të lumtur për arritjen në gjysmëfinale, por tre vjet më parë, megjithëse ishim të zhgënjyer, ekzistonte një ndjenjë që kishim shkuar shumë larg. Një gjë tjetër që është shumë pozitive janë lojtarët e rinj – 18, 19, 20, 21 – të cilët po fitojnë më shumë përvojë në ekipin kombëtar. Ata po ndiejnë se si është të veshësh fanellën e Anglisë”, tha Southgate.
/GazetaBlic Sport/


