Euro2024

Southgate: E vështirë kundër ekipeve që vetëm mbrohen, Bellingham “magjik”

06/17/2024 10:01
nga:E K

Jude Bellingham i dhuroi Anglisë tri pikët e para në Euro 2024 me golin e realizuar ndaj serbëve, triumf që u arrit me shumë vështirësi.

Trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate vlerësoi fitoren, ndërkohë që pranoi se dueli nuk ishte aspak i lehtë.

“Të luash përballë skuadrave që luajnë në mbrojtje është e vështirë, pasi nuk është e lehtë të krijosh raste dhe të gjesh hapësira. Megjithatë, të gjithë lojtarët tanë të sulmit bënë shumë mirë dhe jam I bindur që në vijim do të arrij të shënojnë.

Bellingham? Ai është i aftë të bëjë diferencën dhe të krijojë diçka vetë. Mund të them se bëri një ndeshje shumë të mirë dhe ka një nivel tepër të lartë. Ndonëse nuk e zotëruam topin aq sa duhej, më pëlqen që skuadra diti të reagojë dhe në këtë drejtim”.

Në anën tjetër Harry Kane u shpreh i lumtur për fitoren, ndonëse nuk arriti që të shënonte.

“E dinim se do të ishte një lojë e vështirë. Serbia krijoi disa radhës të mira dhe na vuri në vështirësi. Ne e merituam fitoren, nuk duhet të harrojmë se në grup është e rëndësishme të kalosh më tej.”

Ndeshja e radhës për Anglinë do të jetë përballë Danimarkës në datën 20 qershor.