Lajme

“Sot nuk je fizikisht me ne për të festuar ditëlindjen, por, emocionet tona janë me ty”- Lladrovci uron Thaçin!

04/24/2025 11:45
nga:Y I

Me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, urime të përzemërta ka ndarë kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci thotë se Thaçi sot nuk është në mesin e popullit të tij, megjithëse ai shton se emocionet janë me ish-presidentin dhe shokët, duke shtuar se ditëlindjen e ardhshme do e kremtojnë së bashku

“President, U njohëm në kohën kur atdheu kishte më së shumti nevojë për ne. Rruga jonë e përbashkët po zgjatë gati 4 dekada dhe nuk ndalemi për më të mirën e qytetarëve, shtetit dhe kombit tonë. Sot, ti nuk je fizikisht në mesin tonë për të festuar ditëlindjen, por, emocionet tona janë me ty dhe shokët duke besuar fort se ditëlindjen e ardhshme do ta kremtojmë së bashku. Urime ditëlindja President!”, ka shkruar Lladrovci raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

President,

U njohëm në kohën kur atdheu kishte më së shumti nevojë për ne. Rruga jonë e përbashkët po zgjatë gati 4 dekada dhe nuk ndalemi për më të mirën e qytetarëve, shtetit dhe kombit tonë.

Sot, ti nuk je fizikisht në mesin tonë për të festuar ditëlindjen, por, emocionet tona janë me ty dhe shokët duke besuar fort se ditëlindjen e ardhshme do ta kremtojmë së bashku.

Urime ditëlindja President!