Lajme

Sot zhvillohet takimi mes ministrit Lavrov dhe Kuleba, për herë të parë pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë

03/10/2022 08:14
nga:Donika Fetahu

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe ministri rus Sergei Lavrov kanë mbërritur në Antalia, në Turqinë jugore, ku do të takohen për të diskutuar krizën e vazhdueshme mes Rusisë dhe Ukrainës.

Është hera e parë që nga fillimi i luftës që përfaqësuesit e dy qeverive dhe jo negociatorët e tyre janë ballafaquar.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpresoi dje se bisedimet mund të “hapnin rrugën për një armëpushim të qëndrueshëm”.