Lajme

Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit, reagon Kurti

03/18/2022 09:12
nga:Genita C

Intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit do të zhvillohet sot, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Albin Kurti u shpreh se ky proces ka vëmendjen e të gjithëve dhe është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës.

Kurti u shpreh se Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.

POSTIMI I PLOTË:

Sot zhvillohet intervistimi i kandidatëve për kryeprokuror të shtetit.
Ky proces është tejet i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, për qytetarët dhe shtetin e së drejtës, prandaj ka vëmendjen e të gjithëve.
Kosova dhe qytetarët kanë nevojë që të zgjidhet një kryeprokuror që ka intergritet të lartë moral dhe profesional por edhe që është i guximshëm, punëtor e energjik.
Krimi i organizuar, korrupsioni i lartë dhe çdo lloj kriminaliteti duhen luftuar kudo e tërë kohën. Drejtësia nevojitet për dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarit por edhe për sigurinë tonë shtetërore e kombëtare.
Si kryeministër i vendit pres që ky proces të jetë i drejtë, transparent dhe meritor.