Sporti

Sot zhvillohet finalja e Wimbledon mes Djokovic dhe Kyrgios

07/10/2022 11:40
nga:E K

Djokovic dhe Nick Kyrgios do të luajnë finalen e Wimbledon nga ora 15:00.

Të dy tenistët erdhën në finale duke eliminuar kundërshtarë të vështirë gjatë rrugës, shkruan GazetaBlic Sport.

Kyrgios në gjysmëfinale do duhej të takohej me legjendën Nadal, por ky i fundit u tërhoq nga dueli pas një pretendimi që kishte për një lëndim.

Në anën tjetë serbi, Djokovic në gjysmëfinale eliminoi me rezultat 3-1 britanikun, Cameron Norrie.

/GazetaBlic Sport/