Sot do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Anglisë.
Ndeshja do të zhvillohet mes fituesit të Premierligës, Manchester Cityt dhe fituesit të Kupës FA, Leicester Cityt, shkruan GazetaBlic Sport.
Manchester City ishte kampion i sezonit të kaluar në Premierligë, kurse Leicester City e fitoi Kupën e FA duke e mposhtur Chelsean në finale me rezultat 1-0.
Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Leicester Cityt do të zhvillohet sot në Wembley me fillim nga ora 18:15.
/GazetaBlic Sport/


