Sporti

Sot zhvillohen pesë ndeshjet e Superligës së Kosovës

05/15/2022 08:45
nga:E K

Superliga e Kosovës vazhdon sot me pesë duelet e xhiros së 35’të.

Pjesa e parë e tabelës së Superligës tashmë është konsoliduar, pasi dihet kampioni, Ballkani dhe skuadrat që marrin pjesë në Evropë do jenë: Gjilani, Drita dhe me shumë gjasë edhe Llapi, shkruan GazetaBlic Sport.

Drenica, Malisheva dhe Dukagjini janë skuadrat që do të kenë ndeshjet më vendimtare, pasi po luftojnë për të mos mbetur në barazh.

Drenica pret kampionin, Ballkanin, Malisheva udhëton për te Gjilani, kurse Dukagjini do jetë nikoqirë i Llapit.

Ja duelet e plota dhe oraret:

/GazetaBlic Sport.