Sot zhvillohen dy ndeshjet që u shtyen pak ditë më parë për shkak të reshjeve të borës.
Në ditën e sotme janë të parapara të zhvillohen dy takime me fillim nga ora 13:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Vëmendja kryesore padyshim që do të jetë në derbin mes Prishtinës dhe Dritës që zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Në anën tjetër Feronikeli ’74 pret Lirinë.
/GazetaBlic Sport/


