Emocionet e ndeshjeve evropiane vazhdojnë sot me Europa League.
Në planprogramin e ditës së sotme në kuadër të ndeshjeve çerekfinale të kësaj gare janë të parapara të zhvillohen katër takime, shkruan GazetaBlic Sport.
Feyenoord – Roma është takimi që do ta hap ditën e sotme që zhvillohet me fillim nga ora 18:45.
Në anën tjetër nga ora 21:00 luhen tre takime tjera aty ku Manchester United pret Sevillan dhe Juventusi Sportingun, kurse skuadra gjermane poashtu është nikoqire e duelit ndaj Royal Union SG.
/GazetaBlic Sport/


