Sporti

Sot zhvillohen dy super ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

11/07/2021 08:56
nga:Lorik J

Sot vazhdojnë ndeshjet e xhiros së 13’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të ditës së sotme luhen ndeshjet Gjilani-Prishtina dhe Dukagjini-Feronikeli, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Ismet Munishit, SC Gjilani e mirëpret Prishtinën me fillim nga ora 15:00, në kuadër të derbit të ditës.

Pas fitores së Ballkanit ndaj Dritës, Gjilani kërkon poashtu tre pikët ndaj kampionëve aktual që të qëndrojë në hap me kreun e tabelës.

Ndërkohë, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Dukagjini i Dallkut e pret Feronikelin e vendit të fundit.

Kjo ndeshje luhet nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sport