Sporti

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

05/06/2021 08:40
nga:L J

Në kuadër të xhiros së 33’të të Superligës së Kosovës, sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës.

Skuadra e Bledi Shkëmbit, Ballkani do të mirëpresë Arbërinë në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani do të tentojë të ngjitet në vendin e dytë me një fitore dhe të shfrytëzojë gabimin e Dritës, kurse Arbëria tashmë ka imperativ fitoren, pasi çdo rezultat tjetër e shtyen edhe më shumë drejt zonës së kuqe.

Ndeshja tjetër është ajo mes Drenicës dhe Llapit.

Drenica dëshiron të vazhdojë formën e mirë pas fitores ndaj Ballkanit, kurse Llapi dëshiron të fitojë pas dështimit ndaj Prishtinës.

Të dy takimet zhvillohen sot me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport