Sporti

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

09/15/2024 08:52
nga:E K

Dy ndeshje mjaftë interesante do të zhvillohen sot në kuadër të xhirosë e pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, aty ku Llapi pret Dritën në ‘’Zahir Pajaziti’’.

Llapjanët kanë vetëm 4 pikë nga të gjitha ndeshjet, kurse gjilanasit kanë 3 pikë pasi ndeshjet e tyre të tjera janë shtyer për shkak të angazhimeve në Evropë.

Ndeshja tjetër e kësaj xhiro luhet në Klinë, mes Dukagjinit dhe Malishevës.

Të dy sfidat fillojnë nga ora 15:00.