Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshjet e mbetura të xhiros së 23’të.
Në kuadër të ditës së sotme janë planifikuar të zhvillohen dy takime interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjilani pret Malishevën kurse Prishtina Lirinë e Prizrenit. Që të dy takimet zhvillohen nga ora 13:00.
Kujtojmë që dje Ballkani, Fushë Kosova dhe Llapi shënuan fitore ndaj Dukagjinit, Dritës dhe Feronikelit ’74.
/GazetaBlic Sport/