Sporti

Sot zhvillohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, Prishtina dhe Llapi premtojnë spektakël

04/07/2021 08:34
nga:Mergim Rreci

Sot pritet të zhvillohen dy ndeshjet e gjysmëfinales në Kupën e Kosovës.

Prishtina dhe Llapi do të përballen në atë që konsiderohet si finale para finales, shkruan GazetaBlic.

Të dy skuadrat synojnë këtë trofe për dalje direkte në Evropë, në veçanti Llapi që nuk e ka një mundësi të tillë nga Superliga e Kosovës, për shkak se renditet në mesin e skuadrave që ende nuk e kanë siguruar mbjjetesën.

Prishtina po lufton edhe për titullin kampion, megjithatë do të ishte një qetësi për futbollistët e udhëhequr nga Zekirja Shabani, që ta siguronin daljen në Evropë nga ky kompeticion.

Një ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në mes Istogut dhe Dukagjinit. Futbolli kosovar nuk ka pasur asnjëherë në finale të Kupës një skuadër nga Liga e Parë, derisa në këtë vit njëra nga Istogu apo Dukagjini do të luftojnë në finalen e madhe të kësaj gare.

Të dy skuadrat po zhvillojnë paraqitje shumë të mira në Ligën e Parë dhe mëtojnë që nga viti tjetër të jenë pjesë e Superligës.

Bora e rënë gjatë gjithë natës së kaluar mund të jetë një problem potencial, megjithatë në bazë të orarit këto ndeshje janë planifikuar të luhen në ora 15:00.

/GazetaBlic/