Sporti

Sot zbulohen çiftet e së tetës së finales të Kupës së Kosovës

12/07/2021 09:15
nga:Lorik J

Sot (e martë) do të zbulohen çiftet e së tetës së finales të Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë rreth të garave janë kualifikuar 9 skuadra të Superligës, 6 skuadra të Ligës së Parë dhe 1 skuadër e Ligës së Dytë.

Skuadrat pjesëmarrëse në short janë: Llapi, Gjilani, Drenica, Prishtina, Drita, Dukagjini, Malisheva, Ulpiana, Ballkani, Ramiz Sadiku, Fushë Kosova, 2 Korriku, Onixi, Arbëria, Ferizaj dhe KEK-u.

Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen në muajin shkurt.

Siç dihet, fitues aktual i Kupës është Llapi.

Skuadra që e fiton këtë trofe prestigjioz e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane.