Lajme

Sot varroset punëtori nga Mitrovica që humbi jetën nga lifti për bartjen e materialit

06/26/2021 14:00
nga:M K

Sot do të bëhet varrimi i punëtorit që vdiq pasi u aksidentua në vendin e punës në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të familjarëve, ai do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e lagjes Shipol të Mitrovicës.

E.G, të enjte, teksa po punonte në Mitrovicë, i ndjeri Gllogovci kishte rënë bashkë me liftin që përdoret për bartjen e materialit.

Në vendin e punës kishte shkuar autoambulanca për ta marrë të lënduarin, i cili u dërgua menjëherë në spital

Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup.

Me sa vite burg mund të dënohet shoferi që shkakton vdekjen e disa personave në aksident?