Lajme

Sot, varroset Jetlira Foniqi që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj

08/24/2026 11:35
nga:Gazeta Blic

Jetlira Foniqi që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, do të varroset sot nga ora 18:00.

Kështu kanë njoftuar familjarët e të ndjerës, përmes një njoftimi.

Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e Lagjes Foniqi.

“Miq, shokë e dashamirë,

Ju njoftojmë që varrimi i më të dashurës sonë, Jetlirës, bëhet sot me datë 24.08.2026, në orën 18:00, në varrezat e Lagjes Foniqi.

E pikëlluar
Familja Foniqi”, thuhet në njoftimin e familjes Foniqi.

Kjo është 25-vjeçarja që u vra në Malishevë