Lajme

Sot varroset i riu që humbi jetën në aksidentin tragjik në Klinë

07/07/2023 14:21
nga:Y I

I riu, Armend Bilalli, i cili humbi jetën tragjikisht dje pasi vetura e tij u aksidentua rëndë me trenin në fshatin Videjë të Klinës.

Familjarë, miq e të afërm do të mblidhen sot në orën 16:00 për t’i dhënë të ndjerit lamtumirën e fundit.

Sipas njoftimit mortor, funerali do të niset nga gasallhanja.