Lajme

Sot vaksinohen vetëm ata që kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë

05/15/2021 07:29
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë mbrëmë njoftoi se procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë edhe sot dhe nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ashtu edhe në komunat e tjera të vendit, në lokacionet e caktuara nga Drejtoritë Komunale për Shëndetësi sipas tabelës së bashkëngjitur.

Në qendrën e vaksinimit në Prishtinë, në sallën “1 Tetori” do të vaksinohen qytetarët të cilët dje gjatë ditës janë kontaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas aplikimit të tyre në platformën e vaksinimit kundër COVID-19, e-Kosova dhe sipas terminit të caktuar.

Po ashtu, vaksinimi në komuna sot dhe nesër bëhet sipas ftesave të marra dhe termineve të caktuara për qytetarët nga njësitë e vaksinimit sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova.

Vaksinimi do të bëhet vetëm për qytetarët që pranojnë thirrjen dhe japin konfirmimin për marrjen e vaksinës në qendrën e vaksinimit në komunat e tyre.

Kjo është lista me qendrat ku pritet të vaksinohen qytetarët:

LEXO EDHE:

5486 raste aktive me koronavirus në vend, 99 097 të shëruar në total deri më tani