Lajme

Sot u mbushën 23 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës

06/09/2022 17:52
nga:Astrit Gashi

Sot shënohet 23 vjetori i nënshkrimit të marrëveshjes që i dha fund bombardimeve të NATO-s Republikën Federale të atëhershme të Jugosllavisë.

Marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës ndërmjet KFOR-it dhe qeverisë së RFJ-së së atëhershme dhe Serbisë, u nënshkrua në aeroportin ushtarak afër qytetit të Kumanovës.

Kjo ndodhi pas 78 ditësh bombardime të NATO-s dhe pesë ditë negociatash mes Jugosllavisë (Serbisë) së Sllobodan Millosheviqit dhe drejtuesve të NATO-s.

Pas nënshkrimit, forcat jugosllave të ushtrisë dhe sigurimit u tërhoqën nga Kosova.

Marrëveshja u nënshkrua nga gjenerali i ushtrisë jugosllave, Svetozar Marjanoviq, gjenerali i Ministrisë së Brendshme serbe, Obrad Stevanoviq dhe gjenerali britanik, në emër të NATO-s, Michael Jackson.

Dispozitat e Marrëveshjes u inkorporuan në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila u miratua një ditë më vonë.