Lajme

Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga vendimi i presidentes

11/26/2024 08:08
nga:G B

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti sot do të shqyrtojë vendimin e presidentes Vjosa Osmani, lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Shqyrtimi i këtij vendimi pritet të bëhet me fillim nga ora 11:00.

Ndryshe, ky vendim i presidentes është marrë me datën 19 të këtij muaji, ku thuhej se u bë me qëllim që të krijohet mundësia për ndërmarrjen e masave më të avancuara për mbrojtjen e mjedisit.

“Duke u bazuar në arsyetimin e këtij Vendimi, ia kthej Kuvendit të Republikës së Kosovës Ligjin Nr. 08/L-288 për Mbrojtjen e Konsumatorit me qëllim të rishqyrtimit të paragrafit 4 të nenit 17, për t’u siguruar që i njëjti të rishikohet me qëllim që të krijohet mundësia për ndërmarrjen e masave më të avancuara për mbrojtjen e mjedisit”, thuhej në vendimin e presidentes.