Lajme

Sot, në mbledhjen e Qeverisë, pritet të shyrtohen masat anti Covid

05/07/2021 14:27
nga:Y I

Qeveria e Kosovës sot pritet të shqyrtojë masat e përgjithshme dhe të veçanta për për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kjo është një prej pikave që figuron te rendi i ditës për mbledhjen e sotme të Qeverisë, dokument ky i publikuar në media.

Shqyrtim i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/07 të datës 18.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në pikën 2 të rendit të ditës.

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet sot në orën 15:00.

Pas 1 muaji në pushtet, Qeveria Kurti sot voton programin qeverisës