Lajme

Sot shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Dragash

12/16/2021 08:44
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Ju njoftoj se sot (e enjte, 16 dhjetor 2021, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit”, thuhet në njoftim.

 

​Omicron përhapet 70% më shpejt se dy variantet e para, por dëmton më pak mushkëritë