Lajme

Sot seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

06/24/2021 07:30
nga:M K

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot nga ora 11:00.

Në seancën plenare që do të mbahet sot pritet të vendoset për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Gjithashtu, pika e parë e rendit të ditës do të jetë ajo e deklarimeve jashtë rendit të ditës, që do të pasohet nga pyetjet parlamentare.

Kujtojmë se GazetaBlic do t’iu raportojnë minutë pas minute, në kohë reale lidhur me mbarëvajtjen e seancës.

3669 të vaksinuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë