Lajme

Sot ri-testohet kapaciteti i BE-së për paqe dhe siguri në Ballkan

10/23/2023 09:34
nga:Shenoll Muharremi

Për Këshillin e Ministrave të Jashtme sulmi terrorist në Banjskë është vetëm një ‘incidente i dhunshëm’.. e asgjë më shumë. BE nuk ka qenë e balancuar në marrëdhëniet e saja mes Serbisë dhe Kosovës. Për njërën ka qenë njerkë, e për tjetrën nënë. Një trajtim për Kosovën me shumë vonesa me dekada për viza dhe MSA dhe ende nuk e njofin 5 vende anëtare..përderisa ka avancaur Serbinë dhe po negociaion anëtarësimin. Edhe kur Serbia bën agresion në Kosovë dhe organizion sulme terroriste, nuk ka rëndësi për Ministrat e Jashtëm të BE. Sulmi 24/9 për Ministrat të Jashtëm të BE-së i rëndësishëm pas Kinës, diskutohet ‘mes tjerash’ dhe bashkë me një konflikt në Afrikë.

Sot kur kosovarët zgjohen me fillu punën, në këto momente në ora 8:30h në Luxemburg fillon takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme. Josep Borrel do e kryesoj takimin, edhe pse pozita e tij është më shumë si sekretar e asistent sesa shef i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare. Në Kosovë po raportohet që BE sot do të diskutoj për Kosovën… Por te shofim më thellë këtë takim për me kuptu rëndësinë e Kosovës dhe Serbisë.

Fillimisht, prioritet i BE-së në këto momente përfshi në këtë takim është lufta në Izreal dhe rajonin. Ky do të jetë një prioritet absolut në takim sot. Situata në Gaza është shumë e ndijshme dhe BE si forcë e butë do i interesoj të ndihmoj situatën atje. Pastaj lufta e Ukrainës do zë vendin e dytë më të rëndësishëm në takim. Minsitrat do të bisedojnë edhe për zhvillimet mes Armenisë dhe Azerbejxhanit. Këto tri tema janë kryesoret për ministrat e jashtëm të BE-së kur fillojnët takiminin këto momente.

Kur përfundojnë këto, në fund, Këshilli i Punëve të Jashtëm i BE-së ‘do të prekë, mes tjerash’ edhe disa çështje tjera. Ende nuk i ka ardhur rendi dhe rëndësia Kosovës, as tek ‘mes tjerash’. Ministrat e Jashtëm të BEsë do të falsin pastaj për Kinën! Po po, për Kinën se Kosova është në planetin Mars për ta e jo në Europë:).. Pasiqë diskutimet përfundojnë përfundojnë për Izrael-Gaza, Ukrainë-Rusi, Armeni-Azerbejxhan…. KINË… Ministrat e Jashtëm ‘do e prekin’ edhe Kosovën dhe Serbinë.. Kështu e shofin ata rëndësinë e agresionit apo sulmit terrorist të Serbisë me 24/9 ndaj Kosovës në Basnjskë. E me Kosovë do të flasin pak edhe për Sahel, për një konflikt në Afrikë.

Kështu do të jenë prioritetet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së. Për shkak se ne jemi shumë të vegjël dhe pa ndikim, kjo nuk do të thotë që duhet të jemi më të ‘frustruar apo larg qoftë armiqësor’, përkundrazi. Ne duhet të punojmë më shumë, sidomos me diplomaci, që të ngrisim rëndësinë e sulmit të Banjskës dhe agresionit të regjimit të Serbisë në Kosovë. Një tentim aneksimi i veriut të Kosovës në stilin dhe nga udhërrëfyesit Rus u tentua nga regjimi i Vuçiqit dhe BE po e vendosë këtë në fund të rendit pa asnjë prioritet me punët e Afrikës e pas Kinës. Diçka këtu nuk shkon, diçka duket me qenë seriozisht gabim dhe nuk po funksionin si duhet. As tek Politika e Jashtme e BEsë e as tek diplomacia e Kosovës.