Lajme

Nis referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës

12/18/2021 08:12
nga:Y I

Anëtarët e Partisë Demokratike mbështetës të Sali Berishës janë thirrur sot në referendum për ratifikimin e vendimit nr. 6 të Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Qendrat e votimit në 12 qarqet e vendit do të hapen në ora 8:00 deri në ora 17:00.

Njoftimet zyrtare do të bëhen nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Raportimi i parë për hapjen e qendrave të votimit dhe funksionimin e plotë të votimit në të gjithë Shqipërinë do të bëhet rreth orës 8:30.

Raportimet e përqindjes së pjesëmarrjes në votime do të bëhen cdo dy orë, duke filluar me raportimin e parë në orën 10.30.

Komisioni do të jetë në terren për verifikimin e ecurisë së procesit të votimit.

317 raste aktive me Covid-19 në Kosovë