Në ditën e cila njihet si ajo e punëtorëve do të mbahen dy protesta në sheshet e Prishtinës.
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat te Kosovës për nder të 1 majit do ta fillojë protestën nga ora 11:00, e cila do të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” e do të vazhdojë deri para objektit të Qeverisë.
Ndërsa, nga ora 12:00 do të fillojë protesta e dytë që do të mbahet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist nën thirrjen: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes.