Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura 9 shkurt 2025.
Lajmin e ka konfirmuar dje për “Gazeta Blic” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi .
“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Elezi për Gazeta Blic.