Lajme

Sot pritet seanca paraprake për dosjen ndaj Veliajt, por avokatët vijojnë bojkotin

10/21/2025 09:46
nga:N K

Në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në Tiranë, këtë të martë pritet të mbahet seanca paraprake për dosjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, dhe 16 personave të tjerë të akuzuar nga SPAK.

Seanca është parashikuar të nisë rreth orës 09:00, ndërsa bojkoti i avokatëve, i shpallur nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë, mund të ndikojë sërish në shtyrjen e saj. Bojkoti vijon deri më 25 tetor, si protestë ndaj arrestimit të një avokati në Durrës, dhe përfshin të gjitha seancat penale, përveç atyre për masat e sigurisë.

SPAK akuzon Veliajn për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Tiranës. Seanca e mëparshme, më 10 tetor,