Sipas tabelës së platformës për matjen e ndotjes së ajrit “IQ Air”, Prishtina sot radhitet në vendin e 13 në botë për cilësinë e ajrit, shkruan GazetaBlic.
Në të dhënat e fundit, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 153 njësi.
Sot, në vend të parë radhitet Lahore-Paksitan, ku vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 215 njësi, pasuar nga Almaty- Kazakhstan i cili radhitet në vend të dytë me 210 njësi.
I treti është Mumbai në India për cilësinë e ajrit në botë.
Ndërsa, Shkupi radhitet në vendin e 6-të, ku vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 163.