Sporti

Sot prezantohet Dybala, “La Joya” mund të debutojë nesër me Romën

07/26/2022 10:46
nga:L J

Të gjitha zgjidhjet taktike te Roma të çojnë te Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas, hit i merkatos së Romës, po stërvitet në Trigoria dhe më në fund do të debutojë me fanellën e re.

Siç raportohet nga Corriere dello Sport, trajneri Jose Mourinho do të ketë një kartë të vërtetë për repartin ofensiv që mund të vendoset si sulmues përkrah Abrahamit në 3-5-2 ose të tërhiqet në 3-4-2-1.

Sonte klubi organizoi një event të vërtetë për prezantimin e lojtarit. Gazeta shkruan se rreth 50 mijë fansa mund të jenë të pranishëm për të parë blerjen e re.

Ndërkohë, ai është duke punuar në fushë dhe nesër tashmë mund të debutojë me fanellën e Giallorossëve në miqësoren në Trigoria, me dyer të mbyllura, kundër Ascolit.

/GazetaBlic Sport