Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri ka takuar sot në Sllovi të Lipjanit nënë Zejnepe Gashin që ka humbur gjatë luftës 5 familjarë të saj.
Në një takim të mbushur me shumë emocione, nënë Zejnepja ka falënderuar Nezirin për vizitën, duke thënë se “Sot po më duket krejt djemtë i kam gjallë.”
Neziri e falënderoi përzemërsisht për pritjen e ngrohtë nënë Zejnepen dhe i premtoi se do të angazhohet për rregullimin e kullës së familjes së saj sa më shpejt të jetë e mundur.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri përmes një postimi në platformat e tij në rrjete sociale.
Neziri ka shkruar se qëndresa e saj përballë tragjedisë që i ka ndodhur është motivi ynë që të ecim përpara.
“Emocione të forta në takimin me nënë Zejnepen, e cila humbi familjarët më të afërt gjatë luftës. Qëndresa e saj përballë tragjedisë, është motivi ynë të ecim tutje. U zotova për ta mbështetur projektin e nisur të Kullës në kujtim të bijve të saj martirë”, ka shkruar Isak Neziri.
Video: Facebook