Lajme

Sot një vit nga atentati ndaj Trumpit

07/13/2025 17:42
nga:Gazeta Blic

Një vit më parë, Donald Trump – i cili në atë kohë ishte kandidat republikan për president të Amerikës, u qëllua nga një person në Butler të Pensilvanisë.

Ai u plagos, por fatmirësisht shpëtoi.

Këtë ditë e ka kujtuar sot Shtëpia e Bardhë nëpërmjet postimeve në Facebook dhe “X”.

“Një vit më parë sot — 13 korrik 2024. Butler, Pensilvani. “U shpëtova nga Zoti për ta bërë Amerikën të madhe përsëri. E besoj këtë – presidenti Donald Trump”, thuhet në postimin e Shtëpisë së Bardhë.