Kryediplomati evropian, Josep Borell do t’i pres sot në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Kjo është konfirmuar nga Bashkimi Evropian përmes një komunikate për media.
Megjithatë, aty nuk është sqaruar nëse do të ketë takim të përbashkët, përveç se është thënë se Borrell dhe Lajçak do të mbajnë disa takime me liderët.
“Pas zhvillimeve në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell i shoqëruar nga emisari Miroslav Lajçak, do të mbajë sot disa për menaxhim të krizës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.” – thuhet aty.
Po ashtu, është bërë e ditur se takimet mbahen me qëllim të deeskalimit të situatës.
“Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e rrugëve për deeskalimin e situatës së tensionuar, në mënyrë që të rikthehen në implementimin e marrëveshjeve dialogut, në veçanti, marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit.” – u bë e ditur tutje.